Pas Metës, Kryemadhi sulmon Drejtorin e Policisë: Haki droga, ndalo kriminelët

Pas Metës, Kryemadhi sulmon Drejtorin e Policisë: Haki droga, ndalo kriminelët

Zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social ‘Facebook’, Kryemadhe shprehet se nga frika e fitores së madhe të LSI-së që do të ndodhë me 25 qershor, falangat e krimit kanë filluar të godasin militantët dhe drejtuesit e LSI-së.

Zv/kryetarja e LSI-së, duke e cilësuar se Haki Droga, drejtorin e Policisë, i ka bërë thirrje që të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie.

Me tej, Kryemadhi thotë se Çako po përdor çdo mënyrë dhe çdo mjet për të goditur forcën e parë të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Megjithatë, sipas numrit dy të LSI-së, asgjë nuk mund ta ndalë LSI-në, sepse të rinjtë e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy