Fitorja e Belerit në PE/ Hoxha: Burgu i Fierit mban sot brenda një eurodeputet, Kushtetuesja duhet të shprehet

Fitorja e Belerit në PE/ Hoxha: Burgu i Fierit mban sot brenda një eurodeputet, Kushtetuesja duhet të shprehet

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa komentoi zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian u shpreh se një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet.

Ai tha se problemi që kemi ne sot, që ka Shqipëria, është që e mban në burg me vendim të shkallës së parë për vjedhje votash. Sipas tij, gjykata kushtetuese duhet të shprehet.

Thashë se sondazhet e nxirrnin që ky e kapte shifrën e 200 mijë votuesve. Nga 21 eurodeputetë gjithsej që ka Greqia, 7 ka marrë “Demokracia e Re” dhe Beleri është i 4 më i votuar nga 237 mijë vota. Ky është vërtet një non sens. Një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej’ kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet. Pra, burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda, por ky nuk është rasti i vetëm për këto zgjedhje.

Problemi që kemi ne sot, që ka Shqipëria, është që e mban në burg. Pra, ne sot në Shqipëri kemi një të dënuar me vendim të shkallës së parë për vjedhje votash. E dëgjova Sejaminin që tha e futën në kurth, por nuk ka kurth në gjykatë. Në gjykatë ka ose është vepër penale, o s'është vepër penale. Politikanët e Shqipërisë presin këtë çështje. Ky është një diskutim politik.

Unë nuk jam i bindur tani nëse ky duhet të rrijë në burg. Në burg ky është në një vend tjetër, ndërkohë votat i ka marrë në Greqi. Ky është në burgun e Shqipërisë. Ai është qytetar grek dhe qytetar shqiptar. E dyta e punës, gjykata kushtetuese duhet të shprehet, dhe e treta dhe më kryesore, Shqipëria nuk është vend anëtarë i BE-së që të diskutojnë protokollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy