Në Komisionin e Sigurisë, deputeti Klevis Balliu ka kërkuar që para se të diskutohet për projekligjin për identifikimin elektronik që i jep kompetenca të tjera AKSH-it për shërbime të sigurta, fillimisht ky institucion të pastrohet nga grupi kriminal që drejtohet nga Ergys Agasi. Balliu tha se është pikërisht ky që sulmuar pronarin e MCN, Endri Meksi, pasi e ka denoncuar këtë aferë. Ndërsa në këtë komision, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u distancua nga vëllai i tij që akuzohet si pjesë e këtij grupi kriminal.



