
Ndryshe nga ditë më parë, presidenti Ilir Meta duket se ka ulur tonet dhe ka bërë deklarata të qeta. Lidhur me këto ndryshime gazetari Arian Çani tha se Meta i ka bërë llogaritë mirë kur ka bërë deklarata të forta dhe të buta. “Meta ka qenë i hapur, jo hipokrit. Kam parë Metën nën kostumin e presidentit të njëanshëm, por ai nuk e ka mohuar këtë. Ai pavarësisht se konsiderohet i opozitës ai ka thënë që mbron kushtetutën që historia ka treguar që është shkelur disa herë”, tha Çani.
Ndërkohë analisti Mustafa Nano tha se Ilir Meta e ka xhan LIS-në dhe që gjërat që ka bërë i ka bërë për të.
Pjesë nga biseda:
Deklaratat e zbutura të presidentit si i shihni?
Çani: Këto të Metës nuk i analizoj dot, kërkon një rrafsh tjetër që është më shumë personal. Ai i ka bërë llogaritë mirë kur ka bërë deklarata të forta dhe të buta. Meta ka qenë i hapur, jo hipokrit. Ai ka krijuar një hendek të thellë, ka njerëz që e duan dhe që e urrejnë, nëse i ka shërbyer kjo demokracisë do na duhet pak kohë. Kam parë Metën nën kostumin e presidentit të njëanshëm, por ai nuk e ka mohuar këtë. Ai pavarësisht se konsiderohet i opozitës ai ka thënë që mbron kushtetutën që historia ka treguar që është shkelur disa herë. Mund të them që po ti besosh sondazheve që dalin tani Meta dhe LSI ka tejkaluar pritshmëritë që e nxjerrnin jo më shumë se 3-4 deputetë.
Nano: Ai LSI e ka xhan dhe që gjërat që ka bërë i ka bërë për të.
Çani: Por gjithsesi ai ka mbrojtur kushtetutën, ai mund ta ketë bërë për të mbrojtur LSI. Nga deklarata e PS unë do ta përktheja se nëse dita e zgjedhjeve ka vijuar e qetë tani palët duhet të jenë të kujdesshme sepse numëruesit kushtojnë shumë. Pritet rezultat i ngushte dhe numëruesit kanë shifra marramendëse tani. Nëse zgjedhjet do kishin rezultat të ngushtë, numëruesit janë të rëndësishëm.
Nano: LSI është zvogëluar, por unë jam dakort me Çanin. Nëse LSI vitalizohet do fuqizohet, përndryshe do të vdesë. Ka një skenar që edhe PD e sheh me rrezik LSI. Kjo i ka lodhur të dy partitë dhe Meta prandaj e ka braktisur postin e presidentit.
Çani: Një sondazh i Baton Haxhiut e nxjerr barazim PD-PS në Tiranë dhe 2 LSI. Nëse Rama konfirmohet me mandat të tretë Basha duhet të japë dorëheqjen urgjentisht. Por mendoj se ai nuk do ta japë, do gjej alibira që të mos e japë. Mendoj se edhe Rama nuk do ta japë dorëheqjen.



