Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ua ka dhënë të gjithë tenderat familjarëve të tij.
Sipas Berishës baxhanaku i Ramës ka marrë 100 tendera deri më sot, në mënyrë anti-ligjore, dhe thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve.
Edi Rama, je i pashpresë. McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin. Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament. Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon. Këta nuk pyesin për ligjin. Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.
Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera. I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero! Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë! Rroftë Përmeti, rroftë Shqipëria!”



