
Ish-ministri grek, Theodhoros Pangalos, ka shkaktuar debat në Greqi me një postim të fundit në “Tuiter”. Pangalos e shpjegon fjalën greke që emërton lulen vetëm me gjuhën shqipe, ndërsa përmend edhe suljotët si “njerëz që preferuar vdekjen para poshtërimit”.
"Nuk ka grek që e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke për lulen. Por sa e dinë që fjala lule vjen nga dafina shqiptare? Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë. Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”, shkruan ai.
Pangalos ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë në vitet 1996-1999.



