Gara për kreun e SPAK: Shehi: U bë me zhurmë sikur po zgjidhej drejtori i cirkut! Dumani të kapë “peshqit”, jo të bëjë deklarata (VIDEO)

Gara për kreun e SPAK: Shehi: U bë me zhurmë sikur po zgjidhej drejtori i cirkut! Dumani të kapë “peshqit”, jo të bëjë deklarata (VIDEO)

Deputeti dhe kryetari i LZHK Dashamir Shehi deklaroi në një intervistë për MCN TV se kreut të ri të SPAK-ut Altin Dumani i duhet dhënë koha e duhur për të vepruar, por e konsideron gabim daljen e tij me deklarata për arrestime të zyrtarëve të lartë. Shehi tha procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK u shoqërua me zhurmë, sikur po zgjidhej drejtori i cirkut, ndërsa roli i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është më së shumti administrativ.

S’e njoh fare (Dumanin). Më vjen keq që kanë hyrë në këtë debat, qeveria, ambasada. U bë si primare kjo, i keni parë fytyrat e prokurorëve! U kanë bërë dëm, pushtetit që ka heshtja e atyre që po hetojnë. U bë sikur kush do jetë drejtori i cirkut. I trembën prokurorët pa filluar punë. Kryetari i SPAK-ut është shef administrativ, çdo prokuror është indipendent, e merr çështjen vet. Ky përveç një drejtimi administrativ s’ka ndonjë pushtet më të madh. Duke rritur zhurmën, rritet pritshmëria dhe zhgënjimi. T’i japim kohën që duhet, mininalisht një vit. Të shohim nëse SPAK-u do jetë më i gjallë, nëse do çojë para drejtësisë peshqit e mëdhenj, apo do jetë SPAK-u i akuariumit”.

Duke u ndalur te deklaratat e Dumanit që u shpalli “luftë” zyrtarëve të lartë, Shehi tha:

E shoh gabim për zotërinë, kjo punë s’bëhet me deklarata! Ti ço pas hekurave peshqit e mëdhenj, politikanët, edhe koha të jep të drejtë. S’ka nevojë që ti po i kërcon nga karrigia jote, jakobini i vërtetë që po i pastron këto! Kjo është gjë kaq e konsumuar, premtimi, është gati premtim politik. Kështu thoshin edhe këta që u bënë kryeministra, Berisha do fuste këto të Nanos në burg, Rama të Berishës!”.

Më herët Shehi foli edhe për një skemë të re, që synon të mbledhë 60-70 milionë euro nga kompanitë, pas rritjes së çmimit të shitjes së energjisë. Shehi tha se nuk sheh gjë të keqe nëse skema do të jetë korrekte dhe paratë t’u shkojnë hallexhinjve dhe jo atyre që kanë abuzuar me pushtetin.  

Ndonjë debat të madh këtu s’ka për këtë punë. Modalitetet mund të kenë problemet e veta. Bëhet fjalë për një pagesë ekstra mbi tatim fitimin normal, mbi të ardhurat normale që ka një hidrocentral që do shesin mbi çmimin. Meqë çmimet kanë kërcyer lart, fitimet janë ekstra fitime. Disa kompanive do t’u merret një 50 për qindsh e fitimit që u është marrë normalisht. Pretendohet se do mblidhen 60-70 milionë euro, që do të përbëjnë një fond ekstra, që do t’u shpërndahen kategorive në nevojë. Do ta caktojë qeveria se ku do ndërhyhet me këtë shumë parash. Do merret nga ky grup me mbifitime, dhe do shpërndahet. Nga pikëpamja sociale skema qëndron, nga pikëpamja juridike, e kushtetueshmërisë ka disa defekte. Do ketë efekt prapaveprues. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe, gjithë puna është që skema të jetë korrekte, transparente, t’u shkojnë hallexhinjve dhe jo të ushqejnë ata që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit, po marrë PPP-të, inceneratorët. Shpresoj që këto para që po merren jashtë disa skemave klasike të tregut....Meqë ekstra fitimet vijnë nga një situatë kritike që është lufta, e mira është të ketë rishpërndarje....”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy