Mblidhet sot KAS, pritet të marrë vendim për ankimet e rezultatit për Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën

Mblidhet sot KAS, pritet të marrë vendim për ankimet e rezultatit për Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën

KAS mblidhet edhe ditën e sotme ku do të vijojë shqyrtimin e ankimeve të rezultatit të 25 prillit për qarkun Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.

Në mbledhjen e djeshme pasi ka shqyrtuar ankimimin për Vlorën, KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera publike, ndërsa pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shtyu për sot edhe vendimin për qarkun e Gjirokastrës për shkak se socialistët pretenduan se raporti i të dhënave të kryqëzuara të pajisjes së identifikimit biometrik për raste të dyshuara të votimit të dyfishtë nuk ishte i qartë.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridian Salianji, mbështetur edhe nga anëtarët e KAS, kërkuan që nënkomisionerja Lealba Pelinku të detajonte nëse rastet e dyshimta për votim të parregullt, përfshinin rastet kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI. për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi. Megjithatë Pelinku shprehu gatishmërinë për ti qartësuar palët vetëm me shkrim. kësoisoj vendimi u shty.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso e komentoi nga selia blu këtë Vendim të kas, të cilin e konsideron të vendosur për të mos zbardhur masakrën elektorale.

Sot pritet të ketë një vendim final edhe për Beratin nëse do të ketë rivotim, apo nëse KAS do të hapë kutitë dhe do të rinumërojë fletët e votimit në qarkun ku LSI pretendon mandatin e humbur për 77 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy