Analisti Shpëtim Nazarko, rikthimin në vëmendje të hekurudhës Tiranë-Durrës, e sheh si lajm të madh, për shkak se Shqipëria tha ai nisur dhe nga infrastruktura e saj e deritanishme ka 30 vjet që “i ka larë hesapet” me hekurudhat.
Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se nuk është normale për një vend si i yni i cili eksportet e veta praktikisht i ka të natyrës së rëndë, krom dhe naftë, por edhe turizmi i cili tashmë është zhvilluar dhe kur në Tiranë-Durrës shkohej shpesh me tren, të mos ketë hekurudhë.
Sipas tij, infrastruktura hekurudhore është domosdoshmëri e tipit absolut, për arsye të infrastrukturës së saj të eksporteve që është e përbërë nga natyra të rënda.
Nazarko tha se hekurudha është me rëndësi për transportin në njerëz dhe mallra të tjera, se praktikisht ke pothuajse gjithë vendin, por edhe për plazhin.
Thjesht Shqipërisë i duhej kjo hekurudhë se kishim 30 vjet pa hekurudhë. Kjo është llogaritur për 20 kilometër, ka qenë dhe projekt i dikurshëm. Që u anulua nga qeveritë e mëparshme, por tani kanë vendosur ta bëjnë. Kryeministri kishte vendosur dhe gjurmën e hekurudhës së re.
Një nga lajmet më të mëdha nga samiti, që kaloi tangent ishte praktikisht që më në fund Europa foli për Korridorin VIII, që nuk është një korridor rrugor, por një korridor që përmban brenda edhe transportin hekurudhor, detar që lidhet me Portin e Durrësit, por me hekurudhën.
Investimi për intervalin Elbasan-Qafë Thanë, një pjesë e këtij projekti është hequr nga qarkullimi, se është bërë një gjë e jashtëzakonshme, se një nga pikat më të vështira që nuk lejonte realizimin e këtij projekti për koston e Korridorit VIII, ishte se pas urës së Bushtricës dhe deri në Qafë Thanë dhe pjesa maqedonase është pjesë malore, terren shumë i lartë, që duhet të kapërceje terrene.
Por tani është vendosur që mbas Elbasanit deri në Librazhd ose te Ura e Bushtricës, aty do jetë në një farë mënyre kufiri i Shqipërisë, i cili merr një gjurmë të vjetër, të përdorur nga koha e Enver Hoxhës, e eviton Qafën e Thanës, kalon për tu lidhur me pjesën maqedonase dhe pastaj me gjithë Europën, me një rrugë që shkon pas Librazhdit.
Fakti që më në fund Europa e dha vizën për këtë, është projekt europian, që do hedhë lekët Europa ne në këtë segment, por jo në Qafë Thanë, Bushtricë-Qafë Thanë do të hiqet, nga tre korsi do bëhet me katër korsi dhe është pjesë nga më vitalet e Korridorit VIII.
Do kemi një rrugë me katër korsi dhe me një hekurudhë. Për fat të mirë kjo gjurmë e vjetër e hekurudhës nuk është e prishur siç është prishur Tiranë-Durrës.
Beteja e jetës sime në një farë mënyre është, megjithëse kam ngelur pak i zhgënjyer nga një pikë dhe llogaris se ky ka qenë një qëndrim i keqdashësisë së fqinjëve.
Sepse Korridori VIII të cilin e aprovoi Europa, presupozonte lidhjen e dy porteve Durrësit dhe Vlorës, ose koopimi i rrugës së famshme Egnatia, e cila të çonte nga dy porte diku lidheshin mes Rrogozhinës në Peqin dhe pastaj shkonte në Elbasan dhe luginës së Shkumbinit, për të shkuar në lidhjen e dy perandorive të vjetra, të Perëndimit dhe Lindjes.
Megjithëse qeveria shqiptare mori në dorë këtë financim. Për çudi nuk e përfshin segmentin Rrogozhinë-Elbasan, se momentalisht rruga më e keqe, më e ngushtë është ajo që vjen nga Rrogozhina në Qafë Thanë.
Në projektin e ri nuk ka asnjë para të investuar për të mbyllur Rrogozhinën. Hesapet me Vlorën janë mbyllur përfundimisht, se porti më i madh i Shqipërisë, një nga më të mëdhenjtë e Mesdheut dhe Europës, është porti i Vlorës, jo i Durrësit që po projektohet nga qeveria tani.
Porti i Durrësit nuk i plotëson nevojat e Shqipërisë, edhe pse është projektuar nga studiot më të mëdha arkitekturore të botës, ai përmban një sërë të metash për shkak të vogëlsisë së tij.
Porti i Vlorës, në Orikum thellësia është 54 metra dhe në ngushticën e Otrantos është 97 metër, ndoshta nga portet më të mëdha të botës.
Porti duhet bërë në Orikum, ose mes Orikumit dhe Karaburunit, është një zonë aty që lejon anije të supertonazheve.
Nazarko shtoi se fakti që nuk është programuar asnjë para për aksin Rrogozhinë-Elbasan, do të thotë se ky port dhe për vite të tjera nuk do të zhvillohet.
Por ai ndau mendimin se duke parë dhe Durrësin ka disa vështirësi se nuk e di si do e arrijnë se Porti i Porto Romanos mbi 60-70% do zhvillohet në tokë, në kënetë, duhet të krijohet një kanal që të na lidhë me detin.
Do zgjerojmë detin dhe prej aty prej sipërfaqes së vogël. Është shpikur një koncept për portet e thata, qe do të thotë se përveç atij porti do krijojmë dy stacione magazinimi një në Strugë, një tjetër në Kosovë, plus një tjetri në Sukth, për të lehtësuar sipërfaqen e vogël që krijohet nga porti i Porto Romanos.
Një koncept që më çudit, se porti i thatë është një magazinë e stërmadhe ku ti çon mallrat me destinacion për një stacion ndërmjetës. Kjo është një çudi e madhe!
Europa pas vitit 2010 pothuajse ka hequr dorë nga koncepti i hekurudhave duke i zëvendësuar me rrugë, sepse është vënë re që mallrat që dalin nga portet për të shkuar shpejt në destinacion nuk përdorin hekurudhë por trajlera të mëdhenj që e çojnë në destinacion për 7-8 orë.
Po krijove magazina të mëdha, do të thotë ta çosh njëherë në doganën e Durrësit, ta lësh në hekurudhë diku në Strugë ose Kosovë, por kjo do të trefishonte kostot.
Pa na e sqaruar mirë qeveria dhe Kryeministri do ngelen shumë pikëpyetje në këtë histori. Korridori VIII është një gjë që i duhet Europës.
Po të shikosh bregun e bukur të detit të Llogarasë, është bërë nga italo-austriakët që në vitet e largëta të luftës botërore.
Se po të heqsh me mend një vizë të drejtë nga Vlora dhe po ta çosh pastaj në Shkup, në Sofje dhe në Stamboll kjo është një tip Vije Mazhino, vijë e drejtë si me vizore e cila pengon gjithë kalimet tokësore të Rusisë për të pushtuar Lindjen.
Mund të hyjë me Detin e Zi në Stamboll, por edhe me rrugë tokësore nëpërmjet Bullgarisë, ose nëpërmjet Shkupit, ose nëpërmjet nesh nga deti Adriatik.
Kjo është rruga më e rëndësishme për Europën, mund të jetë dhe për qëllime ushtarake. NATO kërkon një pjesë të portit të Porto Romanos.
Ata kërkuan Orikumin, por ne e justifikuam dhe mund të jetë e drejtë se Orikumi nuk mund të jepet për qëllime ushtarake se është porti më i madh i joni për të ardhmen tonë.
U intereson atyre, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Në këtë vizë të drejtë nëse do të shfrytëzoje Vlorën, atëherë pothuajse të gjithë mallrat që vijnë në Ballkan, lidhen me Stambollin, apo me Shkupin, janë mallra që vijnë nëpërmjet Gjibraltarit.
Nëse ti ke Vlorën dhe vjen një pikë nga Gjibraltari, dhe një pikë nga Afrika e Veriut, kuptohet çfarë sasie kolosale mallrash.
Ndërkohë kanali i Suezit nëpërmjet Selanikut furnizon Maqedoninë, që mund të të çojë në Stamboll, të të lidh me rrugën e Mëndafshit, me Europën Qendrore dhe një rrugë tjetër mund të të çojë në Rusi, nëpërmjet Ukrainës.
Sipas tij, Shqipëria gjendet në një pozicion gjenial i cili për interesa ushtarake mund të shfrytëzojë këtë Vijën Mazhino, por njëkohësisht do të jetë një stacion tranzit i mallrave që nga një anë vjen nga Gjibraltari dhe nga ana tjetër nëpërmjet Maqedonisë ku ke 30-40% të shqiptarëve, ose mund të vijnë dhe prej Suezit.
Kjo gjë duket si fantazi gjeniale. Ndoshta është dhe mosdëshirë e fqinjëve.
Italianët janë të painteresuar, se gjeopolitika e lartë mund ta shohë Shqipërinë si provincë të 22-të të Italisë, se një Vlorë e fortë do të nxirrte jashtë loje portet e Brindisit, Tarantos, Barit, që janë porte që nuk e konkurrojnë dot Vlorën.
Nga ana tjetër, grekët nuk do ishin shumë të lumtur se ata kanë Igumenicën, Egnatian e tyre dhe Vlora mund të konkurronte Pireun, që është 40- metra, ndërsa Vlora është 54 metër.
Është një lojë gjeopolitike ku ne mund të jemi të trysnuar nga fqinjët. Unë do luaj për shtetin tim se çfarë bëjnë të tjerët nuk e di.
Natyrisht që për interesa të tilla të mëdha ta rrëzojnë Shqipërinë për 24 orë, por kjo është Shqipëria, do lësh kokën aty ose do thuash kaq janë interesat e mia.
Unë do thosha do ta lë kokën këtu, se mua më duhet një rrugë.



