Numërohen votat për shkarkimin e Lulzim Bashës (Rezultatet)

Numërohen votat për shkarkimin e Lulzim Bashës (Rezultatet)

Pas përfundimit të procesit të votimit në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, anëtarët e PD-së po numërojnë votat. Procesi i numërimit ka përfunduar në disa zona, ndërsa vijon në disa të tjera.

Tiranë- Në njësinë numër 2 në Tiranë është mbyllur procesi i numërimit. 635 persona kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër dhe 3 janë shpallur të pavlefshme. Procesi i votimit ka qenë i qetë në këtë njësi. Kujtojmë që aty ka votuar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Në degën 8 kanë votuar 760 persona pro shkarkimit të Bashës, 10 kundër dhe 4 vota të pavlefshme.

Korçë- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Pogradec, Kolonjë dhe Korçë. Në Korçë votuan 707 persona. 8 janë kundër shkarkimit të Bashës, 3 janë të pavlefshme dhe 696 vota janë pro shkarkimit të Bashës. Në Pogradec 502 vota janë pro shkarkimit, 3 janë të pavlefshme. Në Kolonjë 404 vota janë të gjitha pro shkarkimit të Bashës. Në Devoll kanë votuar pro 1041 anëtarë, 12 kundër dhe 5 vota janë të pavlefshme. Në Maliq kanë votuar 1269 anëtarë të PD pro shkarkimit të Bashës, 2 kundër dhe 2 janë shpallur të pavlefshme.

Lezhë- Në Lezhë kanë votuar 1304 anëtarë. 1266 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit, 29 kundër dhe 9 prej tyre të pavlefshme. Në Kurbin ka përfunduar numërimi. 904 anëtarë të PD kanë votuar në këtë qendër. 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme, 8 kanë rezultuar pro Bashës ndërsa pjesa tjetër kanë vendosur për shkarkimin e kreut të PD. Edhe në Mirditë përfundoi numërimi ku 575 anëtarë votuan për shkarkimin e Bashës.

Durrës- Procesi ka përfunduar në të gjithë bashkinë Durrës. Nga 1549 anëtarë, 15 janë pro qëndrimit të Bashës ndërsa 10 vota janë shpallur të pavlefshme. Pjesa tjetër janë për shkarkimin e kreut të PD. Në Shijak 504 janë pro shkarkimit, 7 kundër ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme.

Lushnje- Pro shkarkimit të Bashës janë 758 anëtarë në Lushnje. Në Divjakë, është mbyllur procesi i votimit. 364 anëtarë votuan në procesin e sotëm. Votimi u shty përtej orarit të përcaktuar pasi pati numër të lartë personash që votuan.

FIER- Edhe në Fier shtyrë votimi me 1 orë. Në Mallakastër kanë votuar 354 anëtarë pro shkarkimit të Bashës. Në Patos kanë votuar pro shkarkimit 679 anëtarë. Në Roskovec kanë votuar 371 persona kundër shkarkimit të Bashës. Në Fier 2413 votues kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.

Dibër- Ka përfunduar numërimi i votave në 4 qendrat e votimit të Qarkut Dibër. Në Dibër kanë votuar pro 661 anëtarë ndërsa kundër 5. Në Bulqizë kanë votuar 436 anëtarë pro shkarkimit ndërsa kundër 2. Në Mat kanë votuar pro 701 anëtarë, ndërsa kundër 3. 578 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës në Klos. 3 vota janë kundër, ndërsa 3 janë shpallur të pavlefshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy