Basha: Qeveria shqiptare s’ka asnjë plan për sigurimin e vaksinës Covid

Basha: Qeveria shqiptare s’ka asnjë plan për sigurimin e vaksinës Covid

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria shqiptare, është e vetmja që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës së koronavirusit.

Kryedemokrati u shpreh se është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati.

Me një postim në rrjete sociale, Basha shtoi se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë.

Sipas tij, pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë, sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine.

Kryedemokrati përsëriti edhe njëherë tjetër thirrjen për qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së, duke theksuar se virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy