Bode për Bashën dhe "Lëvizjen e Re": Ka më shumë fjalë se vendime, nuk krijon dot mazhorancë

Bode për Bashën dhe "Lëvizjen e Re": Ka më shumë fjalë se vendime, nuk krijon dot mazhorancë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode ka kritikuar kreun aktual të kësaj force politike Basha për qëndrimet e tij dhe ecurinë e saj.

Ish-ministri Finacave në një intervistë për “ABC News”, tha se e gjitha kjo që po ndodh në Partinë Demokratike bëhet për të mos hapur debatin. Sipas tij, opozita është përgjegjëse sepse nuk po jep shpresë tek njerëzit.

Unë mendoj që e gjithë kjo është një përpjekje për të mos hapur debat në PD. Vendi është duke përjetuar një periudhë rrënimi të shpresës dhe besimit të njerëzve. Sigurisht që rrënimi vjen nga keqqeverisja. Gjithë përgjegjësia e rrënimit të shpresës tashmë është te opozita sepse nuk mundi të akumulonte rreth vetes mundësinë për të dhënë shpresë”, tha Bode.

Po ashtu ai tha për Bashën se ka më shumë fjalë sesa ka vendime dhe ato që thotë nuk i çon deri në fund.

Ka më shumë fjalë sesa ka vendime. Fjalët që thotë nuk i çon deri në fund, dhe këto janë vese të një njëriu që nuk krijon dot mazhorancë. Bën marrëveshje okulte që nuk i shërbejnë qytetarëve”, tha Bode.

E ndërsa për pyetjen nëse lëvizja e re ka për qëllim largimin e Lulzim Bashës nga PD apo marrjen e kësaj partie, Bode u përgjigj: "Po kjo është e njëjta gjë. Shqiptarët janë tashmë të vetëdijshëm dhe do kërkojnë t’i japin një përgjigje. E vendosin demokratët. Nëse ata vendosin, do të bëhet siç thonë ata. E dinë ata, do mblidhen, do diskutojnë dhe do vendosin. Deri tani ne nuk kemi asnjë artikulim për një forcë të re. Kjo është një çështje politike që i takon demokratëve ta vendosin. Ata që e shohin veten të përjashtuar, një bashkim i të gjithë demokratëve një lëvizje për bashkim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy