
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, thotë se Partia Demokratike është futur në hullinë e duhur të të qenit opozitë, duke nënvizuar se në gjashtë muajt e fundit nuk ka qenë e tillë për shkak të proceseve të brendshme.
Duke folur për MNC Live, Pollo deklaroi se rëndësi ka që në kushtet e një qeverie “korruptokrate” që sjell në mënyrë të përsëritur përmes një pseudo-konsultimi kanabizimin në Shqipëri, duhet të ketë një opozitë të fortë.
Sipas tij, pa një opozitë të fortë, ekseset dhe abuzimet e pushtetit nuk mund të ndalen dhe se opozita që ka shtrënguar radhët dhe forcat, do shtojë protestat kundër abuzimeve qeveritare, sa i takon rritjes së çmimeve në vend.
Klima është pozitive për herë të parë aplikohet një anëtar një votë, më parë kryetari zgjidhej nga konferenca e degës. Është një ndryshim jo i vogël për zgjedhjen e kryetarëve në degë. Kryetari i grupit parlamentar Enekelejd Alibeaj ka dhënë disa deklarata që nuk përfaqësojnë grupin. PD ka Komisionin Rithemelues më tej do ketë dhe kryetarin e vetë. Vula dhe Basha kandiduan më vete më 6 mars dhe rezultati tregoi ku shkon elektorati. Mbas një viti duhet të përqendrohemi që si opozitë të tregojmë një alternativë të besueshme dhe që një pushteti abuziv si i Edi Ramës ti vijë fundi sa më shpejtë. Edi Rama po konfirmon se do të vendosë një regjim të ngjashëm si i Putinit dhe Kinës, një regjim ku opozita reale përjashtohet nga ekzistenca dhe funksioni dhe atë e zëvendëson me konsultimet që bënë me patronazhistët e tij. Sa për SPAK që bën thirrje të arrestojë opozitën, është një shenjë tjetër që nuk di nëse Ramiz Alia e ka thënë, se Enver Hoxha ishte në tjetër në kohë. Rama duhet pyetur se pse për arrestimin e disa policëve kufitare e përshëndete aksionin dhe kur të arrestojnë deputetë apo ministra për një skenë korrupsioni jo vetëm nuk e përshëndet, por tregon pakënaqësi, këto janë dy standardet e Ramës.
Pollo deklaroi se modelet janë të qarta totalitare dhe u duhet dhënë fund një orë më parë.
Ai u ndal tek rasti i Saimir Tahirit, për të cilin kujtoi se Edi Rama e cilësonte si ministrin më të mirë, por se edhe pas tij shoqëria ka probleme me kriminalizimin.
Një kanabistan është i papranueshëm për fqinjët, Europën dhe botën, Rama po e sjell me deriçkë ligjore. Nëse opozita politike nuk i vë gjoksin, zor se do kemi sukses, edhe media edhe shoqëria civile. S’ka ndodhur ndonjëherë që Kryeministri t’i thotë skape prokurorit dhe jo opozitën që duhet të jetë pjesë e pranueshme e kuadrit demokratik. Tha na mjaftojnë patronazhistët. Dëgjuat ndonjë kritikë dhe nga zëra gjoja të pavarur të PD? Nuk besoj se po përgatitet arrestimi i Berishës, kam përshtypjen e një shkarje psikologjike të Ramës.
Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se emrat janë çështje sensacioni dhe se Edi Rama ka mundësi të vërë aty kë të dojë dhe do bëjë lojëra me figura për të tërhequr vëmendjen.
Ka që thonë se po qe se e ofron me sinqeritet bashkëpunimin, kjo do ishte një rrugë. Unë duke parë si kanë funksionuar marrëveshjet mes opozitës dhe mazhorancës nuk kam përshtypjen se kjo do ndodhë. Në të kundërt opozita nuk ka pse përzihet, Rama le të vendosë kë të dojë. Gjërat pse kritikohet Meta e jep përgjigjen vetë. Por për ligjet korruptive dhe abuzuese, Presidenti i ka kthyer me një argumentim shumë të hollë. Ka qenë një shërbim i mirë për qeverisjen dhe shtetin ligjor, një kontroll demokratik mbi pushtetin. Me figurën që do vij pas qershorin druaj se këtë rol nuk do e kemi. Normaliteti është që kur të ketë një ligj abuziv si ai për Teatrin, Presidenti “normal” nuk do ketë këllqe ta kthej mbas. Për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Kushtetutën do ketë këllqe ta bëjë?



