
Gazetari Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se PD nuk e ka kapërcyer asnjëherë themeluesin e vet dhe se Partia Demokratike ka arritur në pikën që ishte në vitin 2013.
Kemi arritur në pikën e 2013 në PD, edhe nga pikpamja e kryesisë do jemi plus minus në 2013. PD është përpjekur të rikthehet nga gjendja ku ishte, progres nuk ka bërë. PD, nuk shihet si alternativa për të ardhur në pushtet.
Në 2013, PD pati një shans për tu modernizuar. Janë 10 vjet të humbur.
Nuk ka arsye pse ka kandiduar Ibseni, edhe pse Berisha u kthye në krye të PD. Çështja është çfarë do të ndodhë. PD është përballë sfidës së saj të vërtetë. Çfarë do të bëjë ajo tani?
2-3 gjërat që s’kanë ndodhur ndonjëherë në pd kanë ndodhur kohët e fundit.
Kemi problem si analizojmë ngjarjet. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë Berishën, por ne po diskutojmë që na duhet një sistemi.
Po pse Berisha thonë? Po kush dhe me çfarë metoda. A pati një garë këtu. Idea që duam demokraci dhe të themi që s’duhet të jetë Berisha nuk shkon. nuk e ka rimarrë PD Berishën, PD nuk e ka kapërcyer dot Berishën. nuk e kapërceu Basha. Kjo parti nuk e kapërceu themeluesin e vet. Kjo parit ka ekzistuar për 2 motive, fronti kundër komunizmit pikë së pari.
Në 2013 partia ose do rishpikte veten, tani ajo nuk e ka kapërcyer.



