Shehi: Rikthimi i Berishës nuk është alternativë për PD, është bashkëfajtor me Bashën

Shehi: Rikthimi i Berishës nuk është alternativë për PD, është bashkëfajtor me Bashën

Rikthimi i ish-liderit të PD Sali Berisha sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi nuk është alternativa e duhur. I ftuar në emisionin “të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se Berisha është bashkëfajtor me Bashën, ndërkohë që shtoi se në demokraci duhet të mbajë sekush përgjegjësinë e veta dhe se ka ardhur dita të dalim nga kjo situatë.

“Nuk i fiton dot Basha. Ia kam thënë që pas datës 25 duhej të ishte larguar. I kam thënë që ishte një moment i mirë pas zgjedhjeve dhe duhej të tërhiqej, se burrat siç fitojnë edhe humbin. Ai më tha duhet të qëndroj se shkatërrohet partia. Ka ardhur koha që Basha të largohet, të hapë rrugën. Ka humbur dhe Çurçilli, fitoi luftën dhe humbi zgjedhjet. Mënyra si do të qëndrojë Basha nuk është e mirë, por dhe alternativë e djathtë nuk është Berisha që kthehet për herë të tretë dhe është bashkëfajtor me Bashën. Në demokraci duhet të mbajë sekush përgjegjësinë e veta. Ka ardhur dita të dalim nga kjo situatë. Ka njëmijë mënyra për ta bërë PD nëse duan të bëjnë demokraci, ata duan ta kontrollojnë sepse është projeksion drejt pushtetit”, tha Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy