
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka bërë ndarjen e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Partia Socialiste do të ketë tre anëtarë, Partia Demokratike dy dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet.
Gjithashtu në mbledhje u caktua që në mesditë të hidhet shorti për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Ky anëtar i shtatë, sipas KQZ-së do të ndahet mes PD-së dhe PS-së.
Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Marash Logu kërkoi që hedhja e shortit të bëhet sa më shpejt “sepse të shtunën komisioni Rregullator ka miratuar afatin që është dita e nesërme dhe është e nevojshme që partitë politike për anëtar e sekretar të procedojnë sa më shpejt”.



