Kosova shënon 12 qershorin, Ditën e Çlirimit

Kosova shënon 12 qershorin, Ditën e Çlirimit

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh nga Aleanca Veri-Atlantike ndaj caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe në Mal të Zi, ushtarët e NATO-s hyn në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe krimeve të Serbisë. 

25-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Drupal Ad

 

 

 

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milion shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

E në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s janë organizuar një sërë aktivitetesh nga institucionet e shtetit, ndërsa vendin e kanë vizituar ish kryeministri britanik Tony Blair, ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, e figura tjera të rëndësishme që ndihmuan Kosovën.

Sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret në takim edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Po ashtu në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Organizimi kryesor është në ora 12:00, ku në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy