
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ndodhet në Ankara për një vizitë dy ditore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto duke zbritur nga avioni, Rama shkruan se vizita është në kuadër të projekteve të bashkëpunimit dy palësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.
Postimi i plotë:
Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport



