Kreu i PD tregon pse vendosi Berishën sërish në listë dhe ironizon vendimin e Lefterit të Beratit

Kreu i PD tregon pse vendosi Berishën sërish në listë dhe ironizon vendimin e Lefterit të Beratit

Kreu i opozitës Lulzim Basha i pyetur në lidhje me listat për deputetë, nisjen e një Republikë të Re, por me Sali Berishën brenda dha këtë përgjigje.

Ai nënvizon se në çdo situatë Berishën do e vendoste sërish në lista.

“Sali Berisha vjen si një kandidat për deputet pasi ka hequr dorë nga të gjitha funksionet në parti.

Çfarëdo liste të kisha bërë unë të jesh i sigurt që Sali Berisha do të ishte në listë.

Kjo për shkak të kontributeve në vite që ai i ka dhënë jo vetëm PD-së, por vendit”, tha ai në Top Story.

I pyetur në lidhje me akuzat e kandidatit të PD-së për Beratin, Lefter Maliqi, i cili tashmë është larguar duke dalë në mbështetje të të majtëve, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendimi për të mos e vendosur të dytin në listë ishte i drejtë.

 “I vetmi koment që kam është që mora vendimin e drejtë për të mos e kandiduar të 2, por të 3 në Berat. Më mirë do të ishte të mos e kisha kandiduar fare”, tha Basha në Top Story.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy