Meksi: Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë pozitiv, korrupsioni dhe krimi mbeten sfidë

Meksi: Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë pozitiv, korrupsioni dhe krimi mbeten sfidë

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, e ka vlerësuar si mjaft pozitiv progres-raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, ndonëse ka pranuar se vendi përballet ende me problematika në fushën e sundimit të ligjit. 

 

Në një lidhje me "MCN Live", Meksi theksoi se dokumenti dëshmon hapat përpara që po bën vendi në procesin e integrimit, pavarësisht fushave kritike që kërkojnë ndërhyrje imediate.

 

Ai u shpreh se institucionet europiane e shohin me sy pozitiv ecurinë e përgjithshme, duke nënvizuar nevojën për reforma politike dhe zgjedhore gjithëpërfshirëse përpara sfidave të radhës elektorale.

 

Korrupsioni mbetet sfidë ashtu si krimi i organizuar dhe çështje të tjera, por ky progres avancon rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së; puna e SPAK paraqet një sërë problemesh dhe padyshim kërkohet dhe lëvizja politike. Me rëndësi është reforma zgjedhore që duhet të përfshijë sa më shumë palë dhe gara të jetë sa më e hapur për zgjedhjet e ardhshme. 

 

Në tërësi progres-raportin e shoh pozitiv për Shqipërinë. Raportin e kam lexuar për të kuptuar rëndësinë që secilës pjesë i ka dhënë BE. Çështja Balluku është një ngjarje e rëndësishme e vitit të kaluar, por jo për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, është evidentuar si shumë e shumë ngjarje të tjera. 

 

Është tagri i Parlamentit shqiptar, dhe në atë raport nuk cënohet parlamentarizmi shqiptar. Ata kanë evidentuar një ngjarje të ndodhur në 2025 dhe s'ka më rëndësi, kaq. Parlamenti Europian te ai progres-raport nuk më duket i shqetësuar në këtë sens, se ndryshe do kërkonte heqjen e imunitetit për deputetët. Në tërësi ai është një raport që mbetet pozitiv. Pra me rëndësi mbetet që BE po ndjek aferat shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy