Lapaj: S’më gëzon kufizimi i lirisë së Berishës, s’e bazoj rrugëtimin tim te disfata e dikujt tjetër

Lapaj: S’më gëzon kufizimi i lirisë së Berishës, s’e bazoj rrugëtimin tim te disfata e dikujt tjetër

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, duke folur në emisionin “Scrolling” të moderatorit Arian Çani tha se nuk e gëzon kufizimi i lirisë së Berishës, duke theksuar se nuk e bazon rrugëtimin e tij politik të lidhur me disfatën e dikujt tjetër. 

I pyetur nëse mund të mbushë vendin bosh të lënë nga Berisha, Lapaj tha:

Në filozofinë time s’më gëzon kurrë burgu i dikujt, apo kufizimi i dikujt. Nuk e aspiroj rrugëtimin tim si pasojë e disfatës së dikujt tjetër, por e shoh si rrugëtim që vjen si pasojë e kontributit tim. Z. Berisha mund të rrijë atje ku është dhe unë do të vazhdojë ta bëj rrugën time. Rrugëtimi im është i gjatë, e shoh si tërësi stacionesh. Secili nga ne është cikël. Cikli im nis tani”.

Duke u ndalur te rrugëtimi i tij politik, Lapaj tha:

Ka dy rrugë: Një rrugë është ose heshtim dhe nënshtrohemi ose hedhim hapa konkret duke u vënë përballë problemit në fjalë. Ky është një trung i madh që do rrëzohet me një konsistencë goditjesh të sëpatave. Unë besoj se kushtet janë pjekur që ne të bashkohemi që të imponojmë rregulla loje. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy