Kuvendi letër ONM-së: Shumë kandidatë kanë mangësi në dokumentacion

Kuvendi letër ONM-së: Shumë kandidatë kanë mangësi në dokumentacion

Përmes një letre zyrtare drejtuar kryesuese së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Xhenoveva Ruiz Cavalera, Kuvendi i Shqipërisë ka adrersuar problematikën në lidhje me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në letër, Kuvendi njofton Cavalerën se pas verifikimeve të kësaj liste, ka rezultuar se disa prej kandidatëve që vijnë nga Avokatia, kanë mungesa në dokumentacion në lidhje me vërtetimet e gjëndjes gjyqësore.

Disa prej kandidatëve nuk kanë dorëzuar madje as liçencën e ushtrimit të profesionit (liçencën e avokatisë) ose vërtetimin nga tatimet.

Kuvendi njofton kandidatët se kanë 5 ditë kohë për plotësimin e mangësive në dokumentacion.

KLGJ do të jetë institucioni që do të zëvendësojë KLD-në aktuale, e njohur ndryshe si kupola e drejtësisë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy