
Në foltoren e Librazhdit, Sali Berisha e cilësoi Lulzim Bashën lideri që nuk u bë kurrë i tillë. Ish-kreu i PD-së tha se i trazuar nga mbështetja që Berisha ka gjetur në bazë, Basha po kërkon strehë të Rama.
Kryetari i PD u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij, më hap i kishte thënë këto ditë këtë ditë, se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik, mjeran, jep dorëheqjen, ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, parti e idealeve më të larta njerëzore, s'ke punë me ti, ik dhe ik sa më shpejt. 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur, më e dhimbshme se tjetra. Ju derdhët lumenj gjaku, sakrifikuat çdo gjë për fitoren e PD, kurse ai kishte një agjendë tjetër, jo se si të fitoni ju dhe PD, por si të bëhej ai që nuk mund të ishte kurrë, si të bëhej lider duke u sjellë nëpër Shqipëri, i pashoqëruar nga asnjë prej jush, sepse mendonte se në këtë mënyrë do të barazohej", tha Berisha.



