Sot heshtje zgjedhore në MV/ Të dielën votohet për raudin e dytë në 44 komuna

Sot heshtje zgjedhore në MV/ Të dielën votohet për raudin e dytë në 44 komuna

Maqedonia e Veriut, pas një fushate elektorale tre ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sot është në heshtje zgjedhore.

Një ditë para zgjedhjeve të nesërme, sot do të votojnë personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për Covid-19 dhe ata të cilëve u është caktuar masë e vetë -izolimit dhe njerëzit e pafuqishëm ose të sëmurë. Ata do të votojnë në shtëpitë e tyre dhe votimi do të bëhet nga një këshill zgjedhor special i formuar nga KSHZ -ja.

Një ditë para zgjedhjeve, votojnë poashtu personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, të cilët votojnë në burgje.

Qytetarët do të zgjedhin kryetarët për 44 komuna si dhe atë të Shkupit.

 Në raundin e parë, partia e kryeministrit Zoran Zaev i humbi pothuajse të gjitha bastionet e saj.

 Nga 34 komuna ku u arritën votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarëve, 22 i fitoi partia opozitare VMRO-DPMNE, 9 LSDM-ja dhe 3 Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.

 Ndërkohë, partitë opozitare VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe “E majta”  arritën një marrëveshje për një koalicion të përbashkët në Shkup.

 Të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë, të cilët për herë të parë do të votojnë me pajisje biometrike për identifikimin e votuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy