Ndërtim brenda bazës ushtarake Lezhë, kërkohet heqja e sekuestros dhe pushimi i hetimit (VIDEO)

Ndërtim brenda bazës ushtarake Lezhë, kërkohet heqja e sekuestros dhe pushimi i hetimit (VIDEO)

Pas rreth tre vitesh hetime, Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros preventive për objektin që po ndërtohej brenda bazës ushtarake të Shëngjinit dhe disa pronave të tjera aty.

Kërkesa për pushimin e procedimit penal të regjistruar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" është dërguar në Gjykatën e Lezhës dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Përdeda.

Procedimi penal në lidhje me çështjen në fjalë nisi nga SPAK për veprën “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës.

Organi i akuzës me në krye prokurorin e çështjes Erjon Shehaj, thotë se ka kryer një sërë veprimesh, ku u sekuestruan e analizuan të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit, por pas verifikimeve është dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Tashmë do të jetë gjykata nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushim të këtij procedimi, apo do ta kthejë sërish për plotësim hetimesh.

Objekti katër katësh brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit nisi të ndërtohej 4 vite me parë. Rasti u denoncua nga ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtës dhe organet e drejtësisë, ku u konstatua se dhe prona të tjera në atë zonë ishin me certifikatë të rregullt pronësie.

Objekti është ngritur katër kate, por pasi çështja u bë publike dhe ndërhynë dhe Ministria e Mbrojtës puna ka stopuar. Baza detare ushtarake e Shëngjinit mbahet nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve nga forcat e ushtrisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy