Ministrja e Jashtme, reagon lidhur me sulmin rus që shkaktoi 25 viktima në Dnipro të Ukrainës.
Të tronditur nga numri i të vdekurve shkaktuar nga sulmi i raketave ruse kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë.
Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar!
Xhaçka shton se duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare dhe se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës.



