Opozita me struktura paralele/ Boçi: Do përfaqësojmë shqetësimet e qytetarëve, duhet të njihen nga partnerët ndërkombëtarë si propozime që mund të imponohen

Opozita me struktura paralele/ Boçi: Do përfaqësojmë shqetësimet e qytetarëve, duhet të njihen nga partnerët ndërkombëtarë si propozime që mund të imponohen

Partia Demokratike është tërhequr nga bashkëpunimi me mazhorancën për të realizuar në dy komisionet e posaçme, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

 

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ky vendim i opozitës ka ardhur për shkak të qëndrimit të mazhorancës.

 

Duke vijuar, Boçi tha se opozita do të punojë duke marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe se do duihet të njihet nga partnerët ndërkombëtarë si propozime që mund të imponohen në rrugë të ndryshme.

 

 

 

Produkti është një produkt i cili në hapat që do vijnë, në dinamikën politike që po vjen, duket qartazi që do të jenë produkte që mund të realizohen pasi  jam i bindur që kjo mazhorancë nuk e do e ketë kohën aq të gjatë deri në momentin e miratimit të konkludimeve të komisioneve të personalizuara, qoftë ai për reformën zgjedhore apo qoftë ai për reformën territoriale. 

 

Është punë që do e bënin gjatë kohës që do ishim të përfshirë në komision, duhet të ketë dhe shpërfaqjen e saj. Kjo punë përfaqëson kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Mungesën e shërbimeve në territor, performancën e ulët të bashkive, mosrealizimin e premtimeve. 

 

Këto duhet të njihen nga partnerët tanë ndërkombëtarë si propozime që mund të imponohen në rrugë të ndryshme nëpërmjet autoriteteve që ata kanë, në rastin e menaxhimit të konkludimeve të dy komisioneve me qëllim që të bëhen pjesë e përfundimit të këtyre komisioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy