Kryedemokrati Sali Berisha ftoi mazhorancën që të anulojë mitingun e planifikuar për të premten në Vlorë, duke e cilësuar si shpallje e aktit të luftës ndaj qytetarëve.
Në seancën e sotme parlamentare, ai deklaroi se anti-mitingjet nuk do të tolerohen.
Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen. Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të.
A ka akt më të turpshëm? Të marrësh nënpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anulojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut.
Njësoj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës, me vullnetarët e Enverit, tani e vullnetarët e Edit. Mos e provoni! Mos e provoni! Të ndiqen rregullat. Ka një protestë, pse e çoni dhe dhunën ndaj tyre? Një protestë qytetare.
Paska një njeri që nxjerr këtë parullat e nuk përfaqëson tërësinë aty. Ndaj dhe është fashiste, staliniste, praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë! Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës.
Hiqni dorë nga anti-mitingu, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve paqësorë sepse i keni hedhur ujin në karrocën e fëmijës një zonje. Hiqni dorë nga cilësorët e turpshëm, hiqni dorë nga keqpërdorimi i i asaj që quhet opozitë e opozitës, që është krijesë mjerane, krijesë mjerane, shërbëtore mjerane e qeverisë.



