
Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar dënimin e Ervin Salianjit u shpreh se për atë që ai bëri duhet të falënderohej nga të gjithë sepse kreu një shërbim publik ndaj ligjit dhe demokracisë.
Ai tha se Salianji u dënua sepse denoncoi një trafikant droge i cili mbrohej dhe fshihej nga pushteti i mafias në Shqipëri.
Dënimi i Salianjit ka për qëllim për të mbajtur nën presion deputetit kurajoz, njeriu që i shërbente opozitarizmit demokrati Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55. Ervin Salianji nuk është autori i asnjë vepre penale, ai thjesht kreu një shërbim publik vendit, ligjit.
Në një demokraci normale Salianji duhej të falënderohej nga të gjithë se i bëri shërbim demokracisë, tregoi me gisht që kemi një ministër të brendshëm që ka për vëlla një trafikant droge që fshihej. Tregoi se një trafikant droge po maskohej dhe fshihej madje nga pushteti i ishte dhënë një identitet tjetër dhe nga pushteti jo vetëm që fshihej por i ishte dhënë mbështetje, që ai të shëtiste i lirë në të gjithë botën.
Kur ky njeri duhet të merrte respektin e të gjithëve ai dënohet me burg. Salianji u dënua se denoncoi mafiozin.



