
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bën sërish thirrje që të vazhdohet me implementimin e reformës në drejtësi.
Në një postim, Kim shprehet se falë zbatimit të kësaj reforme do të shtohen mundësitë e punësimit dhe prosperiteti për qytetarët shqiptarë.
“Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ambasadorja Kim.



