Me një minutë heshtje deputetët e Parlamentit shqiptar kanë nderuar jetën dhe veprën politike të ish-deputetit shumvjeçar, Bashkim Fino, i cili muajin e kaluar humbi betejën më Covid-19.
Në seancën ku po diskutohej për sigurimin e vaksinave antiCovid, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, tha se është e rëndë të kujtojmë sot kolegun Fino, në kohën kur pandemia po shkon drejt fundit dhe sigurimi i numrit të lartë të vaksinave, nuk arriti ta gëzoj deputetit Bashkim Fino.
„ Më lejoni të kujtojmë atë që kemi humbur para disa ditësh. Ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike, Bashkim Finon.
Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar respektuar, një shok i mirë, që jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur këtu dhe jashtë. Pak fliste në seancat plenare. Më lejoni që dhe në emrin tuaj të mbajmë një minutë heshtje“, tha Hysi në fjalën e saj në kujtim të Bashkim Finos.
Në ulësen e Finos në Kuvend ishin vendosur disa lule të bardha në shenjë respekti për të.




