Sulmi ndaj Berishës/ Vangjeli: T’i garantohet mbrojtja, pas syzeve të errëta fshihet një mesazh politik

Sulmi ndaj Berishës/ Vangjeli: T’i garantohet mbrojtja, pas syzeve të errëta fshihet një mesazh politik

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live teksa ka komentuar lidhur me sulmin e Sali Berishës nga Gert Shehu kur ka kaluar një javë, u shpreh se kryetarit të opozitës tashmë duhet ti garantohet mbrojtja.

Ndërsa lidhur me syzet e errëta të shumëpërfolura të Berishës, Vangjeli deklaroi se pas tyre nuk fshihet thjesht mblumi i një shenjë në fytyrën e tij, por një mesazh politik që persona të tillë përcjellin përmes portretit.

Shumëçka në Tiranë në vijimësi të asaj që ndodhi në 6 dhjetor i bashkonte i njëjti bulevard. Nga njëri skaj samiti, nga krahu tjetër protesta ku ndodhi dhe atentati ndaj Berishës. Edhe pse ka kaluar vetëm një javë jehona  e madhe, pritet të shkojë në ç’tensionimin e situatës. Çfarë mund të bëjë kryeministri në këtë rast? Mund të autorizojë shtimin e mbrojtjes fizike të atij që është kryetari i opozitës, duhet të garantohet mbrojtja e tij. Duhet një hetim i shpejtë i hapur dhe transparent dhe deri tani hetimi mbi ngjarjen e ka komisariati nr. 1, ku krahas vjedhjeve apo grabitjeve hetohet dhe kjo ngjarje. Sa i përket syzeve të errëta të Berishës, shumë e kanë parë si një fenomen estetik por nuk është i tillë. Syzet e zeza të Berishës nuk fshihet shenja në fytyrën e tij, por një mesazh politik. Politikanë të tillë japin mesazhe përmes portretit që është goditur një javë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy