“Merrni masa se do kalohet në mosbindje civile”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

“Merrni masa se do kalohet në mosbindje civile”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit, ku u takua me të rinjtë e këtij qyteti që votojnë për herë të parë.

Edhe ky aktivitet është transmetuar direkt në profilin e ‘Facebook’ të Ramës, ndërsa ndjekësit e kanë shfrytëzuar për të komentuar dhe dhënë përshtypjet e tyre.

Duke iu referuar situatës politike dhe protestave të opozitës një qytetar i shkruan Ramës të marrë masat, pasi mund të kalohet në mosbindje civile, ndërsa kryeministri nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Komentuesi: Nuk festohet pa opozitën. Merrni masa, ndryshe kalohet në mosbindje civile edhe pse policia është me ju.

Rama: Hamdi, mos ki merak se mobindje civile per te mbrojtur gjykatesit e korruptuar nuk ka shqiptar qe ben, nderkohe qe opozita eshte koncept lirie nuk eshte monopol i nje partie! Keshtu qe s’ka lidhje as policia as festimi ketu, po Shqiperia Hamdi Shqiperia, qe nuk ka kohe per te humbur me ata qe e vonuan 25 vjet! Shendet e respekte.

Komentuesi: Pallat i mnushur me njerez qe shpresojne per nje vend pune njeriut qe thote e cjane 20 cm mur arkeologjik njeriut qe ben nje tende 5 miljon euro ne nje qytet ku ka 3 ore uje…

Rama: O Arsen paditurine mbaje per vete dhe mos fyej njerezit se nuk ta jep as dituria e jo me padituria kete te drejte! Sa per tenden ti rri ne cader se je rehat aty vetem mbaje mend qe kur te mbaroje ajo “tenda” do te te vij zor nga kalamajte per keto qe thua, sepse do i cosh atje e do te pyesin po ketu babi ku jemi, jashte shtetit?!

komente

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy