
Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar demokrat, për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me investimet strategjike.
Refuzimi i kërkesës erdhi pasi PD kërkoi që komisioni të shqyrtonte investimet strategjike në vend dhe për këtë arsye mblodhi 35 firma.
Kjo është hera e dytë që Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e grupit të PD, të përfaqësuar nga Enlekejd Alibeaj, pasi fillimisht u kërkua që të grumbulloheshin firmat e deputetëve.
Duke folur për mediat pas rrëzimit, Alibeaj e cilësoi si një skemë korruptive dhe se u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore.
Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor.
Në vijim paralajmëroi se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për komisionin.



