Ambasada Gjermane kujton 2 korrikun me një ekspozitë: Ngjarje që u kthyen në  simbol të guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri

Ambasada Gjermane kujton 2 korrikun me një ekspozitë: Ngjarje që u kthyen në simbol të guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri

Ambasada Gjermane kujton përmes një ekspozite largimin e shqiptarëve nga vendi në vitin 1990. Përmes një ekspozite digjitale, hyrja e shqiptarëve në ambasada më 2 korrik 1990, në përpjekje për t’u arratisur nga sistemi komunist që po shpërbëhej, vjen në foto dhe materiale filmike.   

 

Sot, më 2 korrik, kujtojmë fillimin e arratisjes së mijëra shqiptareve dhe shqiptarëve drejt ambasadave të huaja në Tiranë. Në territorin e Ambasadës Gjermane gjetën strehim përfundimisht më shumë se 3.200 persona. Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës.

 

Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri.

 

Ekspozita jonë digjitale „Tirana, Korrik 1990: Arratisja në Ambasadën Gjermane“ sjell në kujtesë këto ditë historike përmes fotografive, dokumenteve të kohës dhe materialeve filmike. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy