
<p>Gazetari Andi Bushati thotë se shteti shqiptar është përkulur para pushtetit të presidentit turk, Erdogan. Bushati solli rastin e mbylljes së Kolegjit “Mehmet Akif”, dy vjet më parë.</p> <blockquote> <p><em>Problemin e ndikimit të Erdoganit edhe mbi çështjet fetare e shoh në një pikturë më të madhe. Shteti shqiptar ka përkulur kurrizin para Erdoganit. Shteti shqiptar ka mbyllur shkolla. Nuk thonë as Gyleni, këtë ia shesin Erdoganit. </em></p> <p><em>Shteti shqiptar është sanksionuar edhe nga këshilli i të drejtave të njeriut në OKB edhe nga Amnesty International për ekstradimin e të ashtuquajturve gylenistë. </em></p> <p><em>Në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme ndihet një gjurmë arrogante e presionit dhe trysnisë së Erdoganit. </em></p> </blockquote>



