
6 ish-deputetë të Partisë Demokratike që po ndiqen penalisht pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë gjatë protestës së 16 shkurtit, ishin sot në prokurori.
Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se ata kanë bërë një kallëzim penal për përdorimin e alkoolit në zyrat e policisë së Tiranë.
“Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve, e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit.
Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë të vërtetën ia çova prokurorit kallëzimin penal të sakta, shqip pa gabime drejtshkrimore, janë të gjitha deklarimet.
Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin aktet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë“, tha Alibeaj.
“Alkooli i konsumuar në krye te detyrës nga drejtuesit më të lartë të policise dhe prokurorit Kol Hysenaj natën e 16 Shkurtit, kur agresuan dhunshëm deputetet e opozitës”, njofton PD, duke e ilustruar edhe me foto.




