
Gazetari Andi Tela i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV u shpreh se ndërtimet në Tiranë dhe bregdet janë duke marrë një zhvillim të vrullshëm dhe po ndërtohen me para të drogës.
Ai tha se evazioni fiskal këtu është në përmasa galoponte dhe se pallatet ndërtohet pa asnjë lekë nga banka, por askush nga institucionet përkatëse nuk ndërhyn të hetojë.

Tani jemi në situatën kur të gjithë njerëzit e shohin se si po zhvillohet ndërtimi në Tiranë dhe bregdet. Kryeqyteti ka qenë gjithmonë në zhvillim, bëheshin pallate, por më parë një kompani mendohej mirë para se të zhvillonte ndërtimin, se do financonte ndërtimin dhe nuk e dinte nëse do i shiste dot hyrjet, tani s’ka më nevojë për këto elementë sepse hyrjet shiten pa u ndërtuar pallati fare, i kanë të sigurta financimet.
Është i vogël raporti i kompanive që ndërtojnë dhe bëjnë ndërtim të ndershëm me ata që ndërtojnë me paratë e drogës.
Këtu ka pasur evazion fiskal, por ka në të gjithë vendet e Evropës, por këtu është në përmasa galopante, këtu ndërtohet pallati pa marrë asnjë lekë nga banka dhe burimet vijnë nga ajo pjesë që dihet dhe të gjithë e artikulojnë këtë gjë dhe mbetet për të pyetur pse agjencitë përkatëse, prokuroria, policia që duhet të merret me këtë gjë nuk e ushtrojnë detyrën e tyre.



