“Protesta me moton ‘Ja vdekje, ja liri’”/ Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë!

“Protesta me moton ‘Ja vdekje, ja liri’”/ Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë!

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar këtë të shtunë se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se për këtë shkak opozita do t’i përgjigjet me protesta.

 

22 dhjetori provoi se ku ishim dhe ku jemi si opozitë, si Partia Demokratike. Provoi se jemi një shumicë politike në Shqipëri, të gatshëm për t’u përballur me Edi Ramën në një betejë përfundimtare për rikthimin e votës së lirë.

 

Të gjitha të dhënat tregojnë se Edi Rama nuk do të pranojë verdiktin e organeve të drejtësisë dhe, në këtë mënyrë, de facto merr edhe atë pak pushtet të pavarur që kishte mbetur në sistem, duke u shndërruar në një diktator të pushtetit absolut.

 

Ndaj edhe përgjigjja jonë do të jetë absolute. Do të përgatitemi për protesta të reja, të fuqishme, nën moton “ja vdekje, ja liri”. Dhe ne do të fitojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy