
Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane, e cila është shprehur mbrëmë në një intervistë televizive se nuk takohet me persona të dizenjuar për korrupsion nga DASH.
Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, si e komentoni? Ajo tha se nuk do të zhvillojë takime personale me ju? A e dëmtojnë këto PD-në?
Berisha: Ka disa pasaktësi, zyrtarët amerikanë nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. Them sepse është gënjeshtër dhe jo e vërtetë dhe këtë e di çdo shqiptar. Zyrtarë të lartë të departamentit takohen me të dizenjuar.



