Balla për raportin e Komisionit të Venecias: Opozita po përhap tym përmes saj

Balla për raportin e Komisionit të Venecias: Opozita po përhap tym përmes saj

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, thotë se PD-ja po mundohet të nxjerrë në një tjetër këndvështrim atë që Komisioni i Venecias shprehu sot për ndryshimet kushtetuese. Ai kujdeset të cilësojë se qeveria nuk do të bëjë asnjë koment në lidhje me këtë raport për respekt të rregullit të konfidencialitetit.

“Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias! Jo vetçm kaq por edhe përhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellët dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantojë që e vërteta të jetë e kthjellët për çdo qytetar që nuk lexon përmes syrit famëkeq të Saliut, Lulit dhe Ilir Metës!”, shkruan Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy