Prençi: Për Hysenbelliun do ketë goditje të tjera, i radhës Universiteti i tij (VIDEO)

Prençi: Për Hysenbelliun do ketë goditje të tjera, i radhës Universiteti i tij (VIDEO)

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi është i bindur se pas aksionit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje të pallateve, mbulohet goditja ndaj biznesmenit Irfan Hysenbellit dhe Prestige Resort.

Për studion e lajmeve të MCN TV, Prençi deklaroi se qeveria shqiptare që në fillimet e muajit gusht, kishte planifikuar të godiste kompaninë mediatike të Hysenbelliut.

Goditja ndaj tij do tv shkojë më lart, do i goditet dhe Universiteti Luarasi, do i kthehet pronë shtetërore siç ka qenë. Ka dhe goditje të tjetra. Gjoja po sekuestrohen pallatin e Salillarit dhe Lul Morinës, për të thënë që nuk e kemi selektiv por se është luftë kombëtare.

Po bëhet për denigrimin e figurës së një njeriu që nuk ndryshoi linjën mediatike. Pavarësisht shkeljeve, nëse Hysenbelliu do hapë kamerat, do diskretitohen gjithë ata ministra dhe deputetë.

Nuk besoj se do e bëjë, se është edhe ndonjë deputet i pavëmendshëm që ka qenë i pavëmendshëm kur ka frekuentuar Prestige Resort. Që nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, për të vijuar me deputetët e tjerë të thjeshtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy