
Maqedonia e Veriut ashtu si dhe Shqipëria mori dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE, ndërsa opozita vijon planin e saj të protestave duke kërkuar dhe një referendum në shtataor.
Lidhur me këto zhvillime në një lidhje sksype në studion e lajmeve në MCN TV, analisti Xhenur Iseni deklaroi se papërgjegjësia politike në Shkup ka bërë që shoqëria të jetë mes histerisë dhe historisë.
Ai tha se pavarësisht gjithçka je negociatat kanë filluar por Maqedonia në ndryshim me Shqipërinë ka nisur procesin të kushtëzuar. Sa i përket referendumit, Mickoski ka nisur të zbusë deklaratat, teksa ka kuptuar se po vijoi me këtë rrugë rrezikon të pësojë fundin e Gruevskit dhe mbi të gjitha rrezikon procesin në BE dhe rrezikon të mos formojë qeverinë e ardhshme.
Papërgjegjësia politike në Shkup ka bërë që shoqëria të jetë mes histerisë dhe historisë. MV ka nisur negociatat tashmë dhe kjo është e vërteta, me ndryshimin se i ka nisur me kushtëzim, ndërsa Shqipëria plotësisht dhe ecën e vetme në këtë rrugëtim. Sa i përket liderit të opozitës ai sot ka mbledhje me partinë ku do shqyrtohen mbaja e referendumit por tani si duket deklaratat referuar atij kanë bërë që ti zbusë këto tema dhe nëse ai vazhdon kështu mund të ketë fatin e Gruevskit jo vetëm nga ndërkombëtarët, por dhe nga partitë në vend sepse në këtë mënyrë rrezikon procesin në BE dhe rrezikon të mos formojë qeverinë e ardhshme. Kjo ka bërë që Mickoski të zbusë apo moderojë fjalorin e tij. Por siç thash dhe më herët edhe pse pritet të diskutohet prapë jam i mendimit se mund të nisë mbledhja e 150 mijë nënshkrimeve për të pasur referendum për kornizën negociuese të Maqedonisë me BE.



