Presidenti Begaj dhe homologia sllovene vizitojnë Vlorën: Rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit

Presidenti Begaj dhe homologia sllovene vizitojnë Vlorën: Rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Sh. S. Znj. Nataša Pirc Musar zhvilluan sot vizitë në qytetin e Vlorës.

Kreu i shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj që kanë interes të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin  dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.

Presidenti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit si dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash mes dy shteteve për hartimin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy