“Arrestimi i Tahirit s’është kërkesë e prokurorisë, të hënën do shihni gjithçka”

“Arrestimi i Tahirit s’është kërkesë e prokurorisë, të hënën do shihni gjithçka”

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me çështjen me të nxehtë të ditëve të fundit. Ai shkruan se ‘çështja’ Tahiri është një atentat kundër Berishës, Ramës dhe Bashës. Ndërsa më tej është shprehur se arrestimi i ish-ministri është kërkesë e FBI-së.

Por nga ana tjetër thekson se Berisha me tre prokurorët tropojanë duan që të shpëtojnë Ramën dhe jo Tahirin.

Statusi i plotë

Bashkimi i korrupsionit shqiptar është fundi i tyte i shpejtë.

Nuk shpëtoni dot, edhe të bashkuar. Saliu me tropojanët e tij mendon se mund të shpëtojë Ramën me alibinë se Tahirin e kërkon Saliu.

  1. I patë dje tre tropojanë që paraqisnin asgjë për gjithçka?
    Sigurisht skema e Saliut për të shpëtuar Ramën, dhe jo Tahirin.
    Në fakt, me shpëtimin e Ramës, Saliu jep shpresën e vakët për veten.
    Asgjë.
    Janë ata që kanë vjedhur dhe janë kapur. Që kanë vrarë dhe janë strukur; kurse Çështjen Tahiri e kanë marrë si atentat kundër tyre edhe Rama edhe Saliu, edhe Basha.

Pse vërtet mendoni se arrestimin e kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda?
Naivë jeni apo budallenj! Arresti i Tahirit është kërkesë e FBI – së.

Ja kjo është edhe frika e Saliut dhe Bashës edhe e Ramës. Sepse pas tij ndoshta do kërkohet ndërkombëtarisht personi apo personat që bashkëpunuan me oficerët rusë kundër Natos në muajin prill.

Në fakt ashtu është, por as Rama dhe as Saliu nuk e dinë thesin e mbledhur kundër tyre.
Pse mor të mjerë me tre tropojanë do t”i shpëtoni ju FBI-së.
Më budalla po tregohet kryeministri që po vërtitet si një fëndyell për të fituar ca ditë.

Është krim ndërkombëtar Zotërinj!… Do të ekstradoheni, pa lërini tropojanët hajdutë të krimeve të rënda, se këto ditë kanë fundin e tyre. Alibia që i ka dhënë Saliu Ramës me tropojanët, shpejt do të shkruhet si komedi.

Il.
Kot lodheni Sali! Nuk e kapni dot ju pulsin e kësaj kohe. Janë zbardhur të gjitha. Si nuk i kuptoni; nuk keni asnjë profesionist pranë vetes që t’iu thotë që jeni të humburit e kësaj kohe.
Por i keni sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nuk keni, Sali, asnjë rrugë shpëtimi.

Çështja është shumë më e thellë sa e mendon Saliu me Ramën.
Nuk e kanë bërë vetë kërkesën tropojanët e emëruar në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga Saliu dhe për Saliun.
Le që pas çështje ditësh ata nuk do jenë më aty; kurse krimi i lartë shtetëror nuk ka mundësi të hetohet këtu.
Megjithatë gjithçka do të shihet të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy