Këshilltarët e Vlorës kërkojnë ballafaqim me kryebashkiakun Leli

Këshilltarët e Vlorës kërkojnë ballafaqim me kryebashkiakun Leli

Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Vlorë kërkojnë sërish realizimin jashtë radhës të mbledhjes së Këshillit në datën 22 qershor, me prezencën fizike në Teatrin 'Petro Marko', pasi kryetari i bashkisë Dritan Leli një ditë më parë u mbylli derën.

Anëtarët e Këshillit të Bashkisë sakaq shprehin indinjatën e thellë për ngjarjen e paprecedente sipas tyre, ku u penguan të ushtrojnë detyrën si të zgjedhur vendor të qytetarëve të Vlorës.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, por kryebashkiaku Leli nuk u paraqit, me argumentin se nuk mund të mblidhen njerëz në sallë, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

Leli kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, në Zoom, ndërsa këshilltarët kërkojnë që edhe më 22 qershor mbledhja të zhvillohet po në sallën e teatrit “Petro Marko”, në orën 10:00.

Këshilltarët kërkojnë:

1.Të bëhet transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjen e parashikuar për t’u zhvilluar më datë 15 qershor 2021.

2.Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimet e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj, si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

foto galeri

foto galeri

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy