Begaj viziton anijen ushtarake të Marinës britanike pranë Durrësit

Begaj viziton anijen ushtarake të Marinës britanike pranë Durrësit

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus”, e cila ndodhet në ujërat shqiptare në afërsi të Durrësit.

Kjo vizitë kryhet në kuadër të bashkëpunimit të fortë, miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe si dy vende anëtare të NATO-s.

Shqipëria feston këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe përgjatë kësaj periudhe, përmes stërvitjeve të përbashkëta, pjesëmarrjes së përbashkët në misione, ka dëshmuar që është një anëtare e denjë e Aleancës. 

Presidenti u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe Ambasadori britanik, SH. T. Z. Alastair King-Smith.

Në bordin e anijes Presidenti u prit nga Komandanti dhe ekuipazhi. 

Presidenti Begaj falënderoi Komandantin e anijes për vizitën në Shqipëri, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, Begaj vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë.

Gjatë vizitës në anijen ushtarake britanike, Presidenti Begaj pa nga afër shërbimet dhe kapacitet e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy