Veliaj PD-së: Protestoni si qytetarë, mos na e bëni pis Tiranën!

Veliaj PD-së: Protestoni si qytetarë, mos na e bëni pis Tiranën!

Në analizën vjetore të Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit, kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj është ndalur edhe tek protesta e ditës së nesërme e Partisë Demokratike.

Qytetari numër një i kryeqytetit u bëri thirrje protestuesve që të tregohen të kujdesshëm për të mos e ndotur apo dëmtuar qytetin neser.

"Si kryetar i Bashkisë kam respektuar kërkesën për t’i dhënë leje PD për të përdorur per proteste hapësirën publike te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, një kërkesë nuk ndryshon kurrë për cilëndo parti: Mos na e bëni pis Tiranën!", theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se qyteti i Tiranës është i të gjithë qytetarëve dhe ai duhet mbajtur pastër. Veliaj u kërkoi protestuesve që në fund të tubimit ta pastrojnë vetë Bulevardin.

"Ne mund të kemi bindje të ndryshme politike, por Tirana na dhimbset të gjithëve, ndaj edhe porosia ime është që të protestojmë si qytetarë dhe ju lutem mos e bëni pis Tiranën! Nëse e bëni pis, sigurohuni që e pastroni, se do të thotë që shumë prej punonjësve tanë që do të duhet të ishin pushim ditën e shtunë, ose do të duhej të merreshin me aktivitete në park, t’i heqim nga shtëpitë e tyre për të pastruar zakonisht atë që mbetet pas protestave. Pavarësisht se edhe partia në fjalë paguan gjoba për këtë punë, por unë besoj që si qytetar sot, të protestojmë si qytetarë, ama të mos këpusim asnjë lule, të mos shqyejmë asnjë gur, të mos urinojmë rrugëve" deklaroi kreu i Bashkisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy