Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Kume: Është një hap përpara, për sa kohë që palët ranë dakord (VIDEO)

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Kume: Është një hap përpara, për sa kohë që palët ranë dakord (VIDEO)

Ish-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume të shtunën është shprehur se marrëveshja e firmosur nga të gjitha palët të premten në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore është një hap përpara, për sa kohë që palët ranë dakord të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Përgjatë një interviste me Skype në studion e lajmeve të televizionit TVT, Kume theksoi se kjo marrëveshje do të thotë se në kushtet kur kjo mundësi që jep teknologjia e informacionit do të zbatohet në të gjitha qendrat e votimit, zgjedhjet nuk do të vuajnë nga fenomene të shëmtuara të cilat janë ndeshur më parë.

Ai tha se nisur nga kjo do të shmanget votimi familjar, votimi për të tretët, votimi disaherë i një votuesi etj.

Të gjitha këto detaje që kanë të bëjnë me mirëadministrimin e procesit të votimit dhe pamundësinë për të mbushur kutitë e votimit nga të papërgjegjshmit dhe nga ata që duan të ndërhynë në procesin zgjedhor. Shoqëruar kjo edhe me dakordësinë e palëve për atë që kërkoi opozita jashtëparlamentare për vëzhgimin në kohë reale dhe pandërprerjen e punës së komisionit të qendrës së votimit, natyrisht që këto janë garaci më shumë nga ato që parashikon kodi dhe si të tilla nuk janë ndryshuar deri më tani për votën e qytetarëve”, tha ai për TVT.

Mirëpo, sipas tij, edhe kjo është një zgjidhje e pjesshme në kuptimin se proceset zgjedhore kanë treguar se nuk vuajnë vetëm prej këtyre fenomeneve, por edhe për fenomene të tjera të cilat kanë qenë dhe janë, por që në ditët në vijim do të shihet se si do të zgjidhet puna deri në fund.

Pyetje: Komisioni qëndror i zgjedhjeve është shkrirë drejt një zyre të drejtuar nga një njeri poshtë të cilit ka një bord administrimi dhe një këshill ankesash. Kemi të bëjmë me reformim apo me riemërtim funksionesh të të njëjtit institucion me të njëjtat kompetenca?

Kume: Kemi të bëjmë me një rikompozim tjetër, ndryshe komplet nga ajo që kemi sot për formimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Është një formulë hibride jo e njëjtë me shembullin e marrë siç është rasti i Kanadasë ku ka një komisioner të lartë shtetëror, i cili është përgjegjës nga fillimi në fund dhe një institucion monokratik nën të cilin ndërtohet e gjithë piramida, por ne kemi marrë vetëm një pjesë të tijë, sepse propozimi është bërë që të kemi një komision zgjedhor gjysmë monokratik, që do të thotë se përveç këtij kryekomisioneri do të kemi edhe dy trupa të tjera. Njëra do të merret me administrimin e procesit, ndërsa tjetra do të gjykojë ankimimet e ndryshme. Ky ka qenë një propozim i mbështetur nga mazhoranca. Dakordësisë së të cilës i është shtuar edhe një element tjetër, një zv/komisioner i lartë, i cili do të propozohet si i tillë nga opozita jashtë parlamentare dhe do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që do të ketë detyra shumë të përcaktuara, detyra që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë së informacionit në zgjedhje dhe me trajnimin e përzgjedhjen e administratorëve të zgjedhjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy