
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë ligjin për ndërtimin e ri të Teatrit Kombëtar, duke e konsideruar si anti-kushteutes, Partia Demorkatike kërkon nga Prokuroria e Posaçme arrestimin e të gjithë atyre që u përfshinë në prishjen e godinës së teatrit, duke nisur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare.
Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri për Partinë Demokratike e bën legjitime dyshimin edhe për dhjetëra vendime të qeverisë të marrë në kohën kur gjykata kushtetuese nuk ishte ende funksionale.
Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK.



